Deri në fund të javës do të dihen të gjithë emrat e kandidatëve për deputetë

Deri në fund të javës, partitë dhe kandidatët e pavarur do të duhet që në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) t’i dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë, njofton Portalb.

Sipas kalendarit që e ka miratuar KSHZ, më 11 nëntor në mesnatë kalon afati për paraqitje.

Deri të njëjtin afat do të zgjatë edhe kontrolli i Listës Zgjedhore.

KSHZ më 1 dhjetor duhet t’i nënshkruajë të dhënat e Listës Zgjedhore.

Paraqitja për votim të shtetasve të Maqedonisë të cilët jetojnë jashtë vendit do të zgjasë gjithashtu deri më 11 nëntor.

Fushata zgjedhore do të fillojë më 23 nëntor dhe do të zgjasë deri më 9 dhjetor. /Portalb

LEXO: Sela del i pari në njësinë gjashtë, Qufa te njëshi, ja dhe emrat tjerë

LEXO: LSDM zyrtarizoi listat e deputetëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button