FBI-ja e tërhoqi kërcënimin – nuk ka akuza kundër Hilari Klintonit

Byroja hulumtuese federale amerikane (FBI) vetëm 36 orë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA e tërhoqi kërcënimin që qarkullonte ndaj kandidates së demokratëve Hilari Klinton, duke publikuar se ajo nuk ka bërë vepër penale kur ka shfrytëzuar sekretar privat për porositë elektronike derisa ishte sekretare e shtetit dhe se nuk i kanoset akuzë.

Me këtë FBI-ja i forcoi shanset e Hilari Klintonit në prag të zgjedhjes në të cilën votuesit duhet të votojnë nëse ajo do të jetë gruaja e parë presidente e SHBA-së, vlerëson Blumberg.

Edhe derisa Shtabi zgjedhor i kandidates demokrate kumtoi se “ju vjen mirë që kjo çështje kyçe është hedhur poshtë”, nga tabori i republikanëve porositin se “kjo asnjëherë nuk ndryshon” dhe se hetimi i FBI-së “që nga fillimi është udhëhequr gabimisht”, transmetojnë mediat amerikane.

Drejtori i FBI-së, Xhejms Komi, bëri të ditur se në postat e reja elektronike, të gjetura në serverin privat të Klintonit nuk janë gjetur dëshmi që tregojnë në lëvizje kriminele.

Në një letër deri te anëtarët e Kongresit, Komi theksoi se agjencia e ka përfunduar analizën e postave elektronike dhe se nuk ka gjetur asgjë që do ta ndryshonte qëndrimin e tyre paraprak, gjegjësisht se nuk ka elemente në bazë të së cilave Hillari Klinton do të përballej me akuza. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button