Një paqeruajtës i KB-së dhe dy civilë janë vrarë gjatë një sulmi në Mali

Një ushtar i forcave paqeruajtëse të KB-së nga Mali dhe dy civilë janë vrarë në sulmin e djeshëm në këtë vend të Afrikës Perëndimore, kumtoi Organizata botërore.

Sulmi është kryer në afërsi të qytetit qendror Duenca. Shënjestër e sulmit ka qenë një karvan i misionit paqeruajtës të KB-së në Mali, ndërsa ushtari i vrarë është nga Togo.

Në sulm janë plagosur shtatë “helmeta blu”, nga të cilat tre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një ushtar francez ka humbur jetën jatë një detonimi të një mjeti shpërthyes në pjesën veriore të Malit të premten. Grupet islamike edhe më tej janë aktive në atë pjesë të vendit edhe krahas intervenimit ushtarak të Francës në vitin 2013 dhe lidhjes së marrëveshjes me separatistët tuaregë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button