Erdogan: Evropa e nxit terrorizmin

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi se Evropa e nxit terrorizmin me atë që e mbështet Partinë Punëtore Kurde (PKK) dhe shtoi se nuk i intereson fare nëse Evropa e quan diktator.

“Evropa tërësisht e mbështet terrorizmin. Madje edhe krahas asaj që e shpalli PKK-në organizatë terroriste, kjo është e qartë. Shikojmë se si PKK-ja mundet lirisht dhe qetë të veprojë në Evropë”, tha Erdogan.

Ai theksoi se çdo armë e marrë nga luftëtarët e (PKK) ka ardhur nga Perëndimi.

“Nuk më intereson nëse më quajnë diktator ose diçka ngjashëm. Ajo që më intereson është si më quan populli”, deklaroi Erdogani në një paraqitje televizive.

“Ata që sillen si terroristë, e jo si deputetë do të trajtohen si terroristë”, shtoi Erdogan.

Ai tha se sistemi juridik i Turqisë është i pavarur dhe askush, as ai vetë, nuk ka të drejtë të përzihet në proceset gjyqësore.

Turqia është kritikuar nga Evropa për arrestimet të premten të liderëve të Partisë prokurde Demokratike të Popujve (PDP), në kuadër të hetimit për mbështetje të terrorizmit. Qeveria e akuzon PDP-në për lidhje me PKK-në.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button