Pakënaqësi për listat për deputetë, dorëheqje në LSDM

Sofija Kunovska, deputete e deritanishme e LSDM, ka dhënë dorëheqje nga funksioni i saj, për shkak të pakënaqësive me listat për deputetë.

Në mbledhjen e Komitetit Qendror të partisë para mbajtjes së kongresit, Kunovska dha dorëheqje por tha se do të mbetet anëtare e LSDM-së, që të kontribuojë për rrëzimin e regjimit të Gruevskit. Kunovska në zgjedhjet e vitit 2014 ishte e dyta në listë në njësinë zgjedhore numër 11, ndërsa në këto zgjedhje ajo nuk është fare në listë.

Edhe koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Goran Sugareski, ka mbetur jashtë listave deputetë në LSDM. I pakënaqur me me përzgjedhjen e Zaevit, Sugarevski e ka braktisur Kongresin e sotëm të partisë, ndërsa para gazetarëve ka thënë se, pyetjen se pse ai nuk është në asnjërën nga listat për deputetë, ai ka thënë që përgjigje duhet kërkuar nga kreu i LSDM-së.

Sofia Kunovska
Sofia Kunovska

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button