LSDM zyrtarizoi listat e deputetëve

Delegatët në Kongresin e 21 të LSDM kanë votuar me shumicë votash listat e kandidatëve për deputetë të kësaj partie. Me gati 600 vota për, asnjë kundër dhe 29 të përmbajtur janë votuar listat për deputetë që do të udhëhiqen nga këta emra:

Stevo Pendarovski – Njësia 1

Oliver Spasovski – Njësia 2

Lupço Nikolovski – Njësia 3

Zoran Zaev – Njësia 4

Radmilla Sheqerinska – Njësia 5

Petre Shilegov – Njësia 6

Muhamed Zekiri, Gjylimsere Kasapi, Selma Jashari, Agim Murtezani dhe Tahir Zenuni janë pesë shqiptarët që do të garojnë për deputetë në listat e LSDM-së në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

LEXO: Ja shqiptarët në listat e deputetëve të LSDM (FOTO)

Vetëm një muaj më parë  sollëm vendimin  për  tu bashkuar  me  qytetarët  dhe sot jam këtu,  përsëri  me  ju së bashku  për  të tregojnë  audiencës  së  brendshme, por edhe publikut më  të  gjerë,  që  ka m shumë për të mësuar nga ne – ne arritëm sukses, theksoi sot në kongresin e LSDM-së, lideri Zoran Zaevi.

“Në emër të kryesisë së partisë LSDM  dhe në emër  të  qytetarëve  të  Maqedonisë, sot  prej jush  jam duke kërkuar për mbështetje- Bashkimi i LSDM-së dhe partnerët  e  saj të koalicionit – me qytetarët, të dalim së bashku për zgjedhjet  e  11 dhjetorit  dhe  së bashku  të sjellim   fitoren historike   për Maqedoninë  e qytetarëve! Ne tregojmë se jemi të bashkuar,  dëshmojmë se jemi  të  sinqertë  në përcaktimin tonë sa i përket ndryshimeve rrënjore dhe thelbësore të shtetit tonë. Për  JETË  në Maqedoni! Gjithë  publiku le të shohë e le të dëgjojë: Këto janë listat  e deputetëve  të LSDM-së dhe partnerëve të  saj të koalicionit, dhe të qytetarëve  të  Republikës së Maqedonisë!

Këto janë listat fituese të  11 dhjetorit! Kthesa  në Maqedoni  po fillon sot!”, theksoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button