Turqia ka arrestuar edhe nëntë përfaqësues të Partisë Demokratike prokurde të Popujve

Autoritetet turke kanë arrestuar edhe nëntë përfaqësues të Partisë Demokratike prokurde të Popujve, një ditë pasi që janë arrestuar liderët e kësaj partie.

Mes nëntë të arrestuarve ndodhen drejtues qarkorë të partisë në rrethin Adana.

Policia turke dje ka arrestuar 12 deputetë të Partisë Demokratike prokurde të Popujve, mes të cilëve edhe dy nënkryetarët Salahatin Demirtash dhe Figen Jyksedag, pasi që kanë refuzuar të paraqiten në prokurori dhe të japin deklaratë.

Autoritetet në vend e akuzojnë partinë prokurde për prapagandë të terrorizmit dhe ndërlidhje me  Partinë Punëtore Kurde (PKK).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button