Fshihet klipi i Ledrit nga YouTube (Video)

Videoklipi i këngës “100 Probleme” që shënoi rikthimin e Ledri Vulës në skenë është larguar nga YouTube, mirëpo është rivënë sërish dje (11 shkurt) në faqen e shpërndarjes së videove.

Nëse klikoni për të shikuar videon e publikuar më 1 shkurt, do të shihni se videoja nuk gjendet aty.

“Gajle e madhe që e keni fshi spotin! Mua ‘viewsat’ reper nuk më bëjnë. 100 probleme s’mund të më ndalin!”, ka shkruar Ledri në Twitter.

Ndërkaq, më poshtë ka publikuar linkun e ri të rilansimit të këngës në YouTube (që mund ta ndiqni në videon e mëposhtme).

Kujtojmë që kënga “100 Probleme” është e para e Ledrit që nga viti 2012 kur u tërhoq nga muzika.

Videoklipi është xhiruar në Amerikë, ndërsa protagoniste është supermodelja Anxhela Martini. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button