Shkencëtarët zbulojnë peshkaqenë me dy koka (Foto)

Shkencëtarët janë duke zbuluar më shumë peshq mutantë, me gjasë për shkak të anomalive gjenetike nga mbipeshkimi.

Peshkaqenët me dy koka mund të tingëllojnë diçka si fantazi, por ekzistojnë – dhe po shumohen nëpër botë, thonë shkencëtarët.

Disa vite më parë në Florida, një njeri kishte gjetur një peshkaqen të ngordhur mitra e të cilit përmbante një fetus me dy koka.

Më 2008, një tjetër peshkatar zbuloi një peshkaqen me dy koka në Oqeanin Indian.

Dhe një studim i vitit 2011 gjeti peshkaqenë të ngjitur në Kaliforni dhe Meksikë. Tani, hulumtuesit spanjollë kanë identifikuar një embrion në Atlantik që ka dy koka, thuhet sipas një studimi në Journal of Fish Biology.

Duke mbledhur peshkaqenë për hulumtim shëndetësor njerëzor në laborator, një ekip vërejti një embrion të pazakontë në një vezë peshkaqeni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button