KB: Të paktën 239 migrantë kanë humbur jetën në fundosjen e dy anijeve në brigjet e Libisë

Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur se 239 njerëz janë mbytur në brigjet e Libisë.

Zëdhënësja e UNHCR-së në Itali, Karlota Sami, deklaroi se 31 të mbijetuar nga dy anije, të cilët kanë arritur në ishullin italian Lampedusa të enjten, kanë njoftuar për fundosjen e anijeve të tyre.

Sami tha se të mbijetuarit kanë raportuar për 239 veta të zhdukur.

Shumica e njerëzve në bord duket se kanë qenë nga rajoni i Afrikës nën-Sahariane.

Mbi 4.220 migrantë kanë vdekur këtë vit duke kaluar rrugën e rrezikshme nëpër Detin Mesdhe. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button