Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit, ndërsa në orët e mëngjesit veçanërisht në pjesët veriore të vendit priten reshje lokale të shiut. Gjatë ditës reshjet do të ndërpriten dhe vranësira do të fillojë të zvogëlohet. Do të fryjë erë e dobët mesatare kryesisht nga drejtimi juglindor.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej tre deri në nëntë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 13 deri në 19 gradë Celsius.

Në Shkup do të ketë mot me vranësira të ndryshueshme me shi të dobët në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës do të ketë zvogëlim të vranësirave dhe do të fryejë erë e dobët mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në katër, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 16 gradë Celsius.

Gjatë fundjavës moti do të jetë stabil, i thatë dhe relativisht i ngrohtë për këtë periudhë të vitit, por në disa lugina dhe në luginat e lumenjve do të ketë paraqitje të mjegullës së dobët. Gjatë ditës pritet të shpërndahet.

Nga e hëna, moti do të jetë i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme të shiut me intensitet të ndryshueshëm, ndërsa në disa vende do të jenë edhe të rëmbyeshme. Në vendet lokale do të ketë vranësira jostabile me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare, kohëpaskohe e përforcuar jugore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button