Ivanov: Integrimi i emigrantëve është sfidë e madhe për Evropën

Integrimi i emigrantëve është sfidë e madhe për Evropën. Bota e zhvilluar duhet t’u ndihmojë refugjatëve dhe emigrantëve që ta realizojnë këtë ideal, porosit presidenti Gjorge Ivanov, në hapjen solemne të Konferencës së katërt botërore për dialog ndërfetar dhe ndërcivilizues, kushtuar “Emigracionit dhe sfidës së integrimit përmes dialogut mes religjioneve dhe kulturave” e cila filloi sot në Evropë, transmeton MIA.

Sipav Ivanovit, sado që të jenë mes vete të ndryshëm, religjionet botërore kanë të paktën një të përbashkët, e ajo është se secila prej tyre është shkaktuar me thirrje që të lëshohet vendi, me dëbim, arrati ose emigracion. Themeluesit e religjioneve botërore kanë qenë emigrantë, refugjatë, të përndjekur….

“Nuk duhet të na befasojë që në çdo religjion vend qendror merr thirrja deri te njerëzit që të nisen në udhëtim. Thirrje që të emigrojnë nga skepticizmi drejt fesë, nga kryengritja drejt pajtimit, nga urrejtja drejt dashurisë”, thotë mes të tjerash Ivanov.

Kriza e emigrantëve dhe e refugjatëve me të cilën përballet Evropa, theksoi presidenti është pasojë e konflikteve të Lindjes së Afërt, të cilët janë pasojë e mosrespektimit të proverbës e cila thotë se “Të mos hapen plagët e vjetra”, ndërsa pjesë të këtyre plagëve të vjetra janë Iraki, Afganistani, Siria…

Me ardhjen në Evropë, ata shumë natyrshëm, siç tha ai, kanë pritur se me ta do të sillemi ashtu siç edhe ata do të silleshin ndaj nesh – me respekt të natyrshëm dhe dinjitet të patjetërsueshëm njerëzor.

“Në vend të kësaj, në shumë raste kanë hasur në dyer të mbyllura, në frikë, paragjykime, mosbesim dhe ksenofobi. Bota e zhvilluar duhet t’i ndihmojë refugjatëve dhe emigrantëve ta realizojnë këtë ideal”, tha presidenti.

Sipas Ivanov, sfidat zgjidhen pa frikë, sepse siç tha, druajtja është filtër nëpër të cilin i perceptojmë vetëm kërcënimet, por jo edhe mundësitë që janë para nesh.

Për sfidat foli edhe ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska Milevska e cila lë të kuptohet se ajo që paraqet sfidë në procesin e një qasje të integruar në lidhje me integrimin e emigrantëve është përgjigje e shumë çështjeve të hapura.

Jemi të vetëdijshëm, shtoi Kançevska Milevska se kriza lehtë mund sërish të eskalojë dhe pikërisht për këtë nga rëndësia e madhe është që të mbështetemi në leksionet shkencore dhe përvojën që e fitojmë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button