As “reformat” as “rangimi ekonomik” nuk po e ndalin migrimin e të rinjve

As investitorë të huaj as rangim i suksesshëm: asgjë nuk e ndalon trendin e migrimit, i cili përkundrazi – po rritet, shkruan DW në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.

Të rinjtë janë të shqetësuar! “Dua të qëndroj në shtëpi dhe këtu të jen i suksesshëm, por besoni se edhe unë, optimisti më i madh, e humbi shpresë dhe mendoj që të ikë!”. Këto fjalë i thotë, studentja e suksesshme nga Shkupi, Dea Zdravkovska, e cila po i mbaron studimet në Fakultetin Natyroro-Matematik në Shkup, por privatësisht edhe profesionalisht, veten e sheh diku larg në Evropë dhe pas oqeanit.

Problem plotësues është edhe tregu i punës i cili ofron kompensim të ulët për punën që e ofron, po edhe për këtë është rëndë të gjendet vend pune.

Mungesën e perspektivës e konstatojnë edhe statistikat të cilat thonë se madje gjysma e të rinjve në vend janë pa punë, që plotësisht ndikon në trendin e rritjes së numrit të të rinjve që migrojnë nga Maqedonia. Madje, këto statistika nuk ndikojnë vetëm te të rinjtë, por edhe te më të vjetërit të cilët, shpesh dëgjohen duke planifikuar se si t’ia bëjnë që të ikin nga Maqedonia, me tërë familjen, transmeton Portalb.

“Edhe unë edhe bashkëshorti punojmë, por mezi presim që të ikim. Në procedurë jemi për vizë në Kanada dhe sa ta mbarojmë të njëjtën do të ikim dhe nuk do të kthemi më, ka përfunduar. Kjo që këtu na ndodhë tanimë nuk është e shëndoshë për të gjithë ne, edhe më shumë për fëmijët. E mjerueshme, por gjithçka është kjo”, thotë Irena, bashkëshorte e dy fëmijëve e cila është në pragun e dekadës së pestë, përcjellë Portalb.

Ekspertët paralajmërojnë se Maqedonia tanimë me vjet i lejon vetes luks të madh dhe për këtë po humbë shumë kuadro. Për këtë flet fakti se të rinjtë, personat me perspektivë dhe ata me aftësi profesionale gjithnjë e më shumë largohen pas mbarimit të shkollimit, thotë sociologu Ilia Acevski.

“Çfarë prisni dhe si mendoni të mendojë një i ri të mendojë në kushte kur bota është bërë një fshat global. Po për dy orë me aeroplan do të jeni në Gjermani, Francë e Itali. Këto shtete hapin perspektiva për të rinjtë, të cilëve nuk mund t’u shihni patriotizëm dhe identitet. Ata duan punë, perspektivë, atyre ju duhet dikush që do ta vlerësojë punën dhe dijen e tyre”, vlerëson Acevski, i cili shton se shteti duhet të ndërmerr masa më efikase që ta ulë trendin e migrimit të të rinjve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button