SECO ndanë mbi 2,5 milion euro për ndërtimin ujësjellësit e Gostivarit

U mbajt takimi i parë i Këshilli Drejtues për realizimin e projektit për Furnizim me ujë të Gostivarit. 

Ne takim morën pjesë kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, përfaqësues të komunës, drejtori i Ndërmarrjes Publike “Komunalec”, Memedali Xhaferi dhe përfaqësues të kësaj ndërmarrje, përfaqësues të Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, përfaqësues të SECO-s – Zyrës zvicerane për bashkëpunim si dhe përfaqësues të kompanisë SGI Ingénierie – shtëpia konsultative për realizim të projektit.    

Në këtë takim u pa progresi dhe puna gjatë realizimit të projektit si dhe punët që priten të realizohen në të ardhmen. 

Kryetar i Komitetit Drejtues u zgjodh Bashkim Xhombaliç, Këshilltar në Ministrinë e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. 

Komuna e Gostivarit propozoi që të ndërtohet një gyp ujësjellësi për fshatrat Çegran dhe Forinë, ndërkaq Këshilli Drejtues unanimisht mbështeti propozimin dhe tash do shqyrtohet mundësia për realizimin e këtij propozimi të komunës. 

Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta tha se komuna është në shërbim të plotë për realizim sa më të mirë dhe të suksesshëm të projektit dhe për çdo ngecje të do ta kenë ndihmën e komunës për tejkalimin e çdo problemi gjatë realizimit.  

Bëhet fjalë për një projekt që qeveria zvicerane e ka paraparë të realizoje në periudhën 2013-2016. 

Vlera e projektit është 2.5 milion franga zvicerane. 

Kontributi i SECO-së është 2 milion e 314 mijë franga dhe kontributi i Komunës së Gostivarit është 260 mijë franga zvicerane. 

Projekti parasheh zgjedhjen e një konsultanti zviceran, i cili do të punoje për realizimin e master planit për sistemin për ujë për pije në Gostivar dhe ndërtimin e një rezervuari për ujë për mbi dymijë metra kub ujë dhe në të ardhmen të mund të rritet deri në 20 mijë m3. 

Rezervuari do të nderohet në fshatin Vërtok në afërsi të stacionit të filtrimit i cili është ndërtim e sipër.

Lajme të ngjashme

Back to top button