Ja sa vëzhgues të OSBE/ODIHR do t’i mbikëqyrin zgjedhjet e 11 dhjetorit

Misioni OSBE/ODIHR, sot edhe zyrtarisht filloi me vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të Maqedonisë, të cilat pritet të mbahen më 11 dhjetor, raporton Portalb.

Shefja e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-së, Kaetana de Zulueta, sot në konferencë për shtyp e prezantoi rolin dhe misionin bashkë me aktivitetet e ardhshme.

“Zyra e OSBE-së për Insittucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), hapi zyrtarisht sot misionin e vëzhgimin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni. Misioni përbëhet nga një grup kryesor i përbërë prej 14 ekspertësh të vendosur në Shkup dhe 20 vëzhguesve të cilët do të shpërndahen në grupe nga dy anëtarë nëpër Maqedoni. ODIHR do të kërkojë që shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së të dërgojnë 300 vëzhgues afatshkurtër. Gjatë kohës së vëzhgimit, përfaqësuesit e misionit do të takohen me përfaqësues të autoriteteve shtetërore me partitë politike dhe me kandidatët, por si dhe edhe me përfaqësues të shoqërisë civile, mediave dhe komunitetit ndërkombëtarë”, deklaroi Zulueta.

Zulueta, më parë ka qenë e emëruar shefe e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-së në Maqedoni, në vendin e ambasadorit Jan Petersen. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button