Lideri i SHI-së u bëri thirrje ushtarëve ta mbrojnë Mosulin

Lideri i grupacionit Shteti islamik, Abu Bakr al Bagdadi u bëri thirrje ushtarëve të ofrojnë rezistencë gjatë ofensivës së armatës irakiane në Mosul dhe shfaqi bindje se forcat e tij do të arrijnë fitore në qytetin e dytë më të madh të Irakut.

“Lufta e shenjtë, që po e zhvillojmë sot, vetëm e konfirmon bindjen tonë se po hapërojmë rrugës së fitores”, tha Bagdadi në një audio-incizim, të publikuar në mediumin Al Furkan, i afërt me SHI-në.

“T’i mbroni me nder pozicionet është njëmijë herë më mirë se sa të tërhiqeni kokëulur”, tha ai.

Kjo është paraqitja e parë e liderit të SHI-së në periudhë prej më shumë se një viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button