Titulli i “përgjakur”, lexuesi i mashtruar

[Recension: Gjak në rrugët e Shkupit: 35 persona përfunduan në spital]

Kur do të lexohet titull sikurse ky i kronikës që e recensojmë, asociacioni i parë te çdo lexues, shikues, do të ishte se media raporton për ndonjë fatkeqësi të madhe që ka ndodhur në Shkup, fakt ky që padyshim do të shqetësonte, brengoste, dëshpëronte, gjegjësisht do të shkaktonte ndjenja negativa. Mirëpo, kur do të lexohet i gjithë artikulli me titullin e këtillë dhe kur do të kuptohet se, në fakt, bëhet fjalë për buletin të ritreguar të policisë së trafikut të SPB-së së Shkupit për fundjavën e kaluar, dhe se në të јаnë bëhet fjalë për një informatë të përmbledhur për fatkeqësitë e trafikut me pasoja të lehta – persona me lëndime të lehta trupore, dëm i vogël material, si dhe kalim në dritë të kuqe, rripi i palidhur i sigurisë dhe përdorimi i celularit, lexuesi ndjehet i mashtruar. Asociacioni i parë në atë rast është – revolt për shkak të tentimit për manipulim me ndjenjat e atyre të cilët i ka shqetësuar ky titull.

Рецензија: Насловот крвав, читателот измаменLinku deri te artikulli origjinal: Gjak në rrugët e Shkupit: 35 persona përfunduan në spital

Data dhe koha e publikimit: 31.10.2016, 10:03

Data e recensionit: 2.11.2016

Recensues: Јugosllava Dukovska

KU ËSHTË GJAKUR NGA TITULLI?

“Tridhjetë e pesë persona janë lënduar lehtë në 16 aksidente nga gjithsej 39 aksidente të regjistruara të komunikacionit gjatë tre ditëve të kaluara në Shkup. Nëntëmbëdhjetë aksidente ishin me dëme materiale”. 

Ky është kreu i lajmit dhe kjo tregon në mënyrë të qartë se bëhet fjalë për aksidente të trafikut me lëndime të lehta trupore, të cilat zakonisht trajtohen me lidhje të fashave dhe me intervenime të vogla mjekësore. Me lëndime të lehta, zakonisht në fjalorin juridik dhe policor nënkuptohen blanat, hematomat dhe mavijosjet, format më të lehta të tronditjes së trurit.

Ndërsa kjo është “saldoja” e mbetur nga 39 aksidentet që kanë ndodhur nëpër rrugët e Shkupit:

“Gjatë tre ditëve të kaluara, policia e trafikut ka sanksionuar tetë vozitës të cilët kanë vozitur në gjendje të alkoolizuar dhe janë larguar nga komunikacioni, nëntë kanë kaluar në dritë të kuqe në semafor dhe 17 vozitës, të cilët gjatë vozitjes nuk kanë qenë të lidhur me rripin e sigurisë ose e kanë përdorur celularin”.

Është e qartë se nga paralajmërimi për “gjak deri në gjunj”, për fat të mirë nuk ka asgjë. “Viktima” e vetme në këtë rast është e vërtetë. Poashtu edhe besueshmëria e medies e cila në këtë mënyrë tallet me lexuesit, gjegjësisht shikuesit.

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button