Niko Komani kundër Elvana Gjatës

Dikur punonin bashkë madje Niko ka qënë ai që e ka veshur Elvanën në disa prezantime skenike, apo kopertina revistash.

Kohët e fundit por sidomos pas publikimit të këngës “Disco,Disco”, stilisti dhe fashion editori i disa revistave të modës, nuk ka ngurruar ta shprehë hapur faktin që sipas tij, Elvana ka kopjuar Beyonce tek kënga “Work it out”.

Një tjetër detaj që na bën të kuptojmë që Niko Komani nuk e vlerëson aspak stilin “fake” të Elvanës është edhe përgjigja e tij në një intervistë për “Albaniac”. E ka cilësuar pikërisht kështu: “fake”.

Zërat thonë që Elvana nuk e ka paguar për punën në një videoklip që në fakt nuk u publikua me veshjet e Nikos, janë përdorur të tjera veshje dhe skena. Ose thjesht Niko Komani nuk e pëlqen vërtet stilin e një prej artisteve më “in” të momentit. Është cështje shijesh.

Lajme të ngjashme

Back to top button