Ja çfarë kujtimi i mbeti Zyrës së presidentit Ivanov nga Revolucioni laraman (FOTO)

Zyra e Presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov në qendrën e Shkupit është e zbrazët që nga data e 13 prillit, kur ishte thyer nga demonstruesit e revoltuar, për faktin se Ivanov amnistoi 56 funksionarë nga pushtetit dhe ndihmës për të cilët Prokuroria Speciale Publike kishte ngre procedura, transmeton Portalb.

Nga Kabineti i Gjorgje Ivanov, për SDK.mk, kanë thënë se do të fillojnë së shpejti me punë, por nuk kanë precizuar kohën se kur.

Në murin e zyrës qëndron vetëm grafiti “fikusi njëherë”.

Nga Kabineti i Ivanovit, janë përgjigjur edhe në pyetjen sa persona punojnë në zyre dhe a marrin paga nëse nuk shkojnë në punë.

“Zyra Popullore në Shkup është në fazën e rinovimit dhe do të hapet për qytetarët e Republikës së Maqedonisë kur të mbaroj procesi. Personat që kanë qenë të angazhuar rregullisht kryejnë punë dhe obligime në Kabinetin e kryetarit të Maqedonisë”, janë përgjigjur nga kabineti.

Gjatë protestave të Revolucionit laraman ishte thyer edhe zyra e Ivanovit në Tetovë./Portalb

narodna-kancelarija-1

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button