Ministrit të Jashtëm britanik i ndalohet ngasja e biçikletës

Policia e Londrës ia ka ndaluar ministrit të Punëve të Jashtme të Britanisë, Boris Johnson, për të shkuar në punë me biçikletë nga frika se ata mund të jenë në shënjestër nga terroristët, por që tani e tutje duhet të shfrytëzojë veturën zyrtare, bëjnë të ditur mediat britanike.

“Johnsonit i është ndaluar të vozis biçikletën nga frika se lehtë mund të jetë cak i terroristëve”, shkruan Daily Mail.

Ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë njihet si përdorues i përditshëm i biçikletës me qëllimin që biçikletat mund ta shpëtojnë Londrën nga tollovia në trafik.

Por nga Policia është thënë se ky qarkullim për të është shumë i rrezikshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button