IFEKS e shënon 2 nëntorin me fushatën “jo padënueshmërisë”

Më 2 nëntor shënohet Dita Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për vendosjen e fundit të krimeve kundër gazetarëve. Për momentin, 9 nga 10 raste të vrasjeve të gazetarëve nuk janë të zgjidhura ose kryerësit nuk janë dënuar. Kjo çon drejt kulturës së padënueshmërisë ku zërat kritik heshte, ndërkaq qytetarët kanë mungesë të informatave të sakta për shoqërinë në të cilën jetojnë, thonë nga Rrjeti Global për mbrojtjen dhe promovimin e lirisë së shprehjes (IFEKS), njofton Portalb.

Dita Ndërkombëtare për vendosjen e fundit të padënueshmërisë është moment kyç për rritjen e ndërgjegjësimit global për ndikimin e padënueshmërisë ndaj lirisë së shprehjes dhe për mobilizimin e aksionit për drejtësi.

Fushata e IFEKS-it, “Jo për padënueshmëri”, i shprehë përpjekjet e vazhdueshme për rritjen e vullnetit politik të shteteve që t’i jepet fund padënueshmërisë – jo vetëm për vepra penale kundër gazetarëve, por edhe për artistët, aktivistët, bloguesit etj. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button