Dy automjete janë përfshirë nga zjarri në një parking në Novo Lisiçe

Dy automjete – xhip “Grand çeroki” dhe automjeti “Fiat uno”  mbrëmë janë djegur në një parking në lagjen e Shkupit Lisiçe e Re. Në incident nuk ka të lënduar.

Siç informojnë nga MPB-ja, të dy automjetet u përfshinë nga zjarri tridhjetë minuta pas mesnate, në parkingun e bulevardit “Vidoe Smilovsi Bato”. Automjetet janë me targa të Shkupit. Xhipi “Grand çeroki” është në pronësi të G.D (1978), ndërsa pronari i “automjetit “Fiat Uno” është A.M. (1983).

Policia po kryen ekspertizë për arsyet e rënies së zjarrit, si dhe për mënyrën se si ka filluar zjarri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button