Studim: 1 vezë çdo ditë, ju shpëton nga goditja në tru

Një vezë në ditë mund të ulë rrezikun e goditjes në tru me 12%, ka zbuluar një studim i ri, shkruan shendeti.com.al.

Ky studim tregon gjithashtu se konsumimi i më shumë se një veze në ditë nuk ka asnjë lidhje me sëmundjet koronare të zemrës.

Këto përfundime, të publikuara tek revista “American College of Nutrition”, kanë dalë pas vëzhgimit dhe analizimit që u janë bërë studimeve të mëparshme të viteve  1982 – 2015.

Në këto studime, ku janë përfshirë më shumë se 275 vullnetarë, janë bërë krahasime mes ushqyerjes me vetë dhe sëmundjeve koronare të zemrës e goditjes në tru.

“Vezët kanë shumë vlera ushqyese, përfshirë këtu antioksiduesit, të cilët mund të ulin stresin oksidativ dhe inflamacionin”m tregon dr. Dominik Alexander, nga Instituti EpidStat në SHBA.

“Ato janë gjithashtu një burim i mirë i proteinave, të cilat ulin tensionin e gjakut”, shton ai.

Një vezë përmban 6 gramë proteina dhe antioksiduesit lutein dhe zeaxanthin, që gjendet tek e kuqja e vezës, së bashku me vitaminat E, D dhe A.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button