E kishte lënë makinën të parkuar para restorantit gjithë natën, në mëngjes gjeti një letër

Çdo vit, në Mbretërinë e Bashkuar, rreth gjysmë milioni njerëz bëjnë testin e alkoolit në komunikacion dhe së paku 100,000 prej tyre, dalin pozitiv, duke marrur parasysh këto shifra, vozitja në ndikim të alkoolit është problem serioz, transmeton lajmi.net.

Ndërsa një rast i veçantë dhe shumë interesant ka ndodhur në një restorant në Kanada.

Paula Alberta, një grua në Kanada, ka shkuar në restorant me burrin e saj për darkë, ndërsa pasi kanë dalur nga restoranti, veturën e kanë lënë të parkuar në parking dhe në shtëpi kanë shkuar me taksi, transmeton lajmi.net

Të nesërmen në mëngjes, kur u kthye për ta marrë veturën, Alberta në xhamin e veturës gjeti një letër të shkruar nga pronari i restorantit.

“Ne dëshirojmë të ju falenderojmë që keni lënë makinën tuaj të parkuar këtu. Nuk e di sigurt nëse keni konsumuar alkool në restorantin tonë natën e mbrëmshme, por ne duam të ju falenderojmë që nuk keni vozitur nën ndikimin e alkoolit, nëse kjo ishte arsyeja. Në restorantin tonë ju keni një kupon për të ngrënë krahë pule dhe ju lutemi ta pranoni si dhuratë për përgjegjësinë e treguar. Jeta është e çmuar. Ju uroj fundjavë të mrekullueshme!”, kishte shkruar pronari i restorantit në atë letër.

Paula e ka rrëfyer historinë e saj në rrjetet sociale dhe njerëzit janë ndjerë të befasuar, kjo histori ka bërë bujë të madhe kudo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button