Po prisni të bëheni nëna? Duhet të merrni me shumë nga kjo vitaminë për të parandaluar defektet te foshnja

Gratë shtatzëna që po presin të lindin në dimër, duhet të marrin më shumë suplemente të vitaminës D që të shmangin shfaqjen e defekteve te bebet, sugjeron një studim i ri, shkruan shendeti.com.al.

Ekspertët e Universitetit të Southemptonit dhe Oksfordit vunë re se nivelet e vitaminave uleshin ndjeshëm te nënat që lindnin në dimër, kjo në krahasim me nivelet e vitaminave te nënat që prisnin të lindnin në verë. Ata gjithashtu zbuluan se e njëjta gjë ndodhte edhe me nënat të cilat shtonin peshë gjatë shtatzënisë. Mungesa e vitaminës D është e zakonshme te personat të cilët nuk e ekspozojnë lëkurën në diell. Vitamina D është shumë e rëndësishme, sidomos gjatë periudhës së shtatzënisë, pasi ndihmon në zhvillimin e fëmijës gjatë kohës që ai është në mitër, në formimin e kockave dhe trurit.

Në studim morën pjesë 829 gra, të cilat u ndoqën që nga java e 14 e shtatzënisë deri në ditën e lindjes. Gjysma e grave morën një sasi prej 25 mg vitaminë D në ditë, dhe gjysma tjetër mori një pilulë të zakonshme.

Në fillim të studimit, 60 % e grave kishin nivele të ulëta të vitaminës D në gjak. Në javën e 34 të shtatzënisë, tek pjesa më e madhe e grave ishin rritur nivelet e vitaminës D në gjak në mënyrë të konsiderueshme. Ndërsa 18% e tyre kishin ende nivele të ulëta të vitaminës D në gjak, pavarësisht faktit që ato kishin marrë suplemente më shumë se doza e rekomanduar nga NHS.

Kjo ishte më e theksuar te gratë të cilat prisnin të bëheshin nëna në dimër dhe tek ato të cilat kishin fituar peshë të konsiderueskme gjatë shtatzënisë.

Marrja e vitaminës D është shumë e rëndësishme, sidomos pas një zbulimi të bërë nga një studim i kohëve të fundit, i cili thotë se mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë probleme mendore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button