Konferencë për të drejtat arsimore në shoqëri të ndryshme

Misioni i OSBE-së në Maqedoni – Zyra e komisarit të lartë për pakica kombëtare (KLPK) sot dhe nesër organizon konferencë me temën “Realizimi i të drejtave arsimore në shoqëri të ndryshme”, me të cilën shënohen 20 vjet nga rekomandimet e Hagës të KLPK-së. Në konferencën dyditore diskutohet për problemet arsimore në raport të kohezionit social me theks në problemet me të cilat përballen bashkësitë më të vogla, njofton MIA.

Këshilltari i lartë  i OSBE/KLPK Alesandro Rota në hapjen u përqëndrua në rekomandimet e Hagës nga viti 1996 të cilat ende janë valide, si në drejtimet e Lubjanës nga viti 2012 të cilat ato i plotësojnë me rekomandim se politikat arsimore duhet të formulohen paralelisht me politikat për integrim të grupeve të ndryshme në një shoqëri.

“Udhëzimet që edhe njëherë i theksuan të drejtat e personave të cilët janë pjesëtarë  të pakicave kombëtare të mësojnë në gjuhën e tyre amë dhe kërkojnë komplementaritet, integrim në sistemin multigjuhësor në të gjitha nivelet, sigurimin e qasjes së barabartë dhe mundësive të barabarta për të gjithë nxënësit, pa marrë parasysh nëse janë pjesëtarë  të pakicave ose shumicës”, tha Rota.

Sipas tij, integrimi i pakicave në shoqërinë amë është proces, ndërsa jo rezultat, ndërsa për Strategjinë për arsimim të integruar nga viti 2010 tha se mundëson perspektiva dhe mundësi për grupe të ndryshme etnike t’i mësojnë gjuhët e njëri-tjetrit.

“Të kuptohemi me njëri-tjetrin më mirë – roli i arsimimit është vendimtar në këtë proces. Ashtu siç tha Maks van der Shtul, integrimi duhet të jetë imperativ. Arsimimi i integruar është diçka drejt së cilës duhet të përpiqemi. Sot shumë nxënës shkojnë vetëm  në shkollat monoetnike të cilat  nuk e promovojnë integrimin. Qëllimi është të sigurohet të gjithë nxënësit të kenë interes  nga paralelet shumëgjuhësore, ndërsa jo vetëm ato nxënës të lumtur të cilët janë pjesë e ndonjë projekti. Ajo është përgjegjësi e shtetit ndaj qytetarëve të saj. Mbrojtja e diversitetit duhet të ndodh përmes ligjdhënies, përmes politikave, me të cilat lehtësohet integrimi dhe respektimi i ndërsjellë”, tha Rota.

KLPK u rekomandon shteteve të miratojnë masa dhe politika me të cilat do të përparohen shoqëritë multigjuhësore të ndryshme. Rota i potencoi edhe parakushtet për krijimin e politikave arsimore, mes të cilave i parë është kompromisi në politikë, përkatësisht vendosja e bashkëpunimit politik që të krijohet klimë për reforma.

“Ndarjet janë të thella në shtet, por pamë se ka edhe përpjekje në drejtim të kundërt – përpjekje për bashkëpunim që duhet të jetë rruga për të ardhmen”, shtoi ai. Parakushti i dytë është mirëkuptimi se nuk ekziston  qasje ekskluzive ndaj identitetit. Që të ndërtohet demokraci e qetë dhe e drejtë, tha duhet të pranohen, karakteristikat e ndryshme të grupeve të ndryshme me çka do të ndalet rreziku nga konfliktet. Parakushti i fundit, sipas tij, është decentralizimi, sistemimi i drejtë i resurseve dhe të gjithë  të përfshihen në krijimin e politikave arsimore dhe në zbatimin e tyre.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu duke e përshëndetur këtë koncept tha se MASH  dëshiron të mundësojë fëmijët të mësojnë nga njëri-tjetri.

“Jemi të vetëdijshëm  se gjuha është çështje e lartë e ndjeshmërisë dhe është identifikim për një grup etnik. Qëllimi ynë është të vendosen ura  mes fëmijëve nga grupe të ndryshme dhe me preardhje të ndryshme etnike dhe kultorologjike që të sigurojmë aktivitete të përbashkëta, bashkëveprim mes fëmijëve në shkolla të cilët do të kenë mësimdhënës që ligjërojnë në gjuhë të ndryshme. Konsiderojmë se ekzistojnë vështirësi të caktuara për fëmijët e Maqedonisë të mësojnë në gjuhën shqipe ose turke, madje edhe nëse kanë interes për atë. Mësimi i gjuhës te fqinjët shihet, para se gjithash, si instrument për integrim. Për atë konsideroj se nevojitet të sigurohen të gjitha kushtet të cilat do të mundësojnë ndërtimin e urave mes fëmijëve dhe lidhshmërinë e tyre, veçanërisht në bashkësitë e vogla”, shtoi Lutfiu.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me raportin e revizionit për shpenzimin e parave buxhetore në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në periudhën e paraardhësit të tij Abdilaqim Ademi, ministri Lutfiu deklaroi se ajo është publikuar “në mënyra jokorrekte dhe tendencioze”.

“Mendoj se është normale për një ministër të shkojë në restoran me delegacione nga vendet e huaja ose me kabinetin e tij. Ato ishin shumë tendenciozë dhe mendoj se nuk duhet t’u japim  shumë vëmendje këtyre punëve. Asnjë cent nga Ministria nuk është harxhuar për keqpërdorim, por me arsye. Për çdo cent ka llogari fiskale, ose vërtetim në llogari që veçmë janë në revizion. Më tutje sigurtë do të jemi më të kujdesshëm. Tani jemi para zgjedhjeve dhe nuk guxojmë të japim shumë deklarata”, tha Lutfiu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button