Agjencia për promovim e Maqedonisë për herë të parë para turistëve zviceranë

Agjencia për promovim dhe mbështetje të turizmit të Republikës së Maqedonisë (APMT) për herë të parë e ka prezantuar ofertën e vendit në edicionin e 14-të të Panairit internacional për turizëm “iViaggiatori” në Lugano, Zvicër, njofton MIA.

Siç informojnë nga APMT, në panairin që po mbahet nga 30 tetori deri më sot, rreth 26 vende dhe më shumë se 200 stenda janë vizituar nga 11.000 familje zvicerane, të cilët janë në kërkim të destinacionit të ardhshëm turistik.

Pjesa më e madhe e ekspozuesve janë organizata nacionale turistike, hotele, shtete dhe qytete, të cilët e promovojnë ofertën e tyre turistike, sepse zviceranët preferojnë që të udhëtojnë pa ndërmjetësues.

Sipas APMT, edhe krahas asaj që destinacionet e preferuara turistike për ata janë vendet fqinje, 50.00 vizitorë të panariti në Lugano janë mahnitur nga mundësia për pushim aktiv në vend, e cila është pjesë e kontinentit evropian.

“Me frekuencë të udhëtimeve prej 3-4 herë në vit, tur-operatorët zviceranë konsiderojnë se turisti mesatar zviceran mund të kalojë 5 deri në 6 ditë në Maqedoni”, theksojnë nga Agjencia për promovim dhe mbështetje të turizmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button