Kosova së shpejti me atashe ushtarak edhe në tri shtete

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme, me ç’rast Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ka raportuar në lidhje me çështjet rreth FSK-së, njofton Klan Kosova.

Demolli ka deklaruar që së shpejti Kosova do të ketë atashe ushtarak në Kroaci, Francë dhe Britaninë e Madhe.

“Kosova ka gjashtë atashe ushtarak në vendet që kanë njohur Kosovën, dhe në të ardhmen pritet të ketë edhe në Britani, Francë dhe Kroaci” ka thënë Demolli.

Ndër të tjera është thënë që Kosova ka zhvilluar  66 aktivitete të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të partneritetit strategjik me këtë të fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button