Merr flakë një kafiteri në Kumanovë (FOTO)

Zjarrfikësit nga Kumanova në ora dy e mëngjesit kanë intervenuar në një kafiteri në rrugën “Brigada e tretë maqedonase”, transmeton Portalb.

Siç njofton shefi i Njësisë kundër zjarrit, Dejan Ilievski, për zjarrin janë njoftuar në ora 1:52 pas mesnate, ndërkaq ekipi ka arritur që deri më ora 3.25 ta lokalizojë të njëjtin.

Zjarri ka shkaktuar dëm të madh material. Përveç inventarit, nga zjarri dëm kanë pësuar edhe banesat mbi kafiterinë.

Ekip i SPB- Kumanovë ka bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes./Portalb

Kumanovë- zjarrë
Kumanovë- zjarr

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button