Një banor i Mateçit mbytet nga tymi në shtëpinë e tij

Një banor i fshatit Matejç ka ndërruar jetë mbrëmë pasi është ngulfatur nga tymi pas një zjarri i cili ka shpërthyer në shtëpinë e tij, kumtoi sot MPB.

Nga policia informojnë se mbrëmë në orën 19.30 në shtëpinë e Sh.M. (1941) për shkaqe të panjohura deri më tani ka shpërthyer një zjarr në të cilin janë përfshirë dy dhoma.

Trupi i të vdekurit është gjetur në banjë. Një mjek i ndihmës mjekësore ka konstatuar vdekjen e shkaktuar nga tymi. SPB Kumanovë ka kryer ekspertizë. Dëmi material do të përcaktohet në vijim.

Nga Njësiti territorial kundër zjarreve njoftojnë se te ata zjarri është paraqitur në orën 19.45, me ç’rast janë drejtuar ekipe të zjarrfikësve të cilët e kanë lokalizuar në orën 21.45.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button