Tentim i ri për fillimin e gjykimit të rastit “Puç”

Në Gjykatën Penale në Shkup, duhet që të mbahet seancë e procesit gjyqësor për rastin “Puç”, në të cilin në mesin e të akuzuarve është edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe ish shefi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Zoran Verushevski. Ata ngarkohen për spiunim, përgjim të paligjshëm dhe për dhunë ndaj përfaqësuesit e organeve më të larta shtetërore, njofton Portalb.

Rasti “Puç“, është njëri nga të parët që Prokuroria Speciale Publike (PSP), i ka marrë nën kompetencat e saj, por seancat me të cilat zyrtarisht do të duhej të fillojë gjykimi deri më tani, disa herë janë anuluar.

Seanca paraprake u mbajt më 16 shtator, por e njëjta u anulua pasi që nuk ka qenë i pranishëm njëri nga gjykatësit porotë.

Në seancë u paraqitën Zaev dhe Verushevski në shoqërim të avokatëve.

“Kjo që ndodhi në gjykatë është turp. Si pretekst për anulimin merret mungesa e një gjykatësi porotë, edhe pse ligjërisht i njëjti mund të zëvendësohet. Në fakt, arsyeja kryesore për anulimin është mosprezenca e dëshmitarit Nikolla Gruevski, të cilin gjykata nuk e ka ftuar. Sot edhe një herë u vërtetua se gjykata është e instrumentalizuar dhe nën kontrollin e politikës”, deklaroi Zaev, transmeton Portalb.

Për anulimin e seancës ka reaguar edhe prokurorja speciale Katica Janeva.

“Gjykata nuk e ka ftuar dëshmitarin Nikolla Gruevski, sepse ka konsideruar se në këtë seancë gjyqësore nuk ka nevojë për prezencë të dëshmitarit”, tha Janeva.

Sipas saj, periudha prej 1 muaj e gjysmë, për kur është caktuar seanca e radhës, është shumë e gjatë dhe nuk është në rregull për këtë lëndë të rëndësishme ta anulohet për aq shumë kohë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button