Shkup, një pjesë e komunës së Çairit nesër pa ujë

Shfrytëzuesit e rrugëve “Xhon Kenedi” dhe “Kemal Ataturk”, objekti i i Ambasadës së SHBA-së, lagjeja Tophanë, pjesa nga Bit Pazari, pjesë nga lagjja Gazi Babë dhe një pjesë nga rruga “Cvetan Dimov” nesër do të mbeten pa ujë për pije.

Siç informojnë nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza të qytetit të Shkupit, shkaqe për ndërprerjen e furnizimit me ujë është realizimi i intervenimeve teknike në rrjetin ujësjellës-kanalizues në rrugën “Xhon Kenedi” deri te udhëkryqi me rrugën “Kemal Ataturk” nga ana e ekipeve të NP “Ujësjelësi dhe kanalizimi”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button