Rreth dhjetë persona të maskuar sulmuan dy djem në Shkup

Dy djem janë sulmuar dhe rrahur mbrëmë rreth orës 21 në bulevardin “Kuzman Josifovski Pitu” prej rreth dhjetë personave të panjohur dhe maskuar. Nga njëri prej tyre sulmuesit kanë marrë 1.000 denarë.

Rastin, siç informuan nga MPB, në polici e denoncoi R.O. (18). Ai policisë i tha se derisa ka shëtitur me shokët dhe fqinjët e tij F.K (21), një 17-vjeçar dhe një 15-vjeçar, të gjithë nga Shkupi, janë takuar nga rreth dhjetë persona të maskuar, të cilët pa kurrfarë shkaku fizikisht i kanë sulmuar R.O. dhe 17-vjeçarin.

Personat e panjohur i kanë qëlluar me duar dhe këmbë në kokë dhe trup, ndërsa personit R.O i kanë marrë nga xhepi 1.000 denarë.

Po ndërmerren mesa për gjetjen e autorëve dhe për ndriçimin e tërësishëm të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button