LSDM: Në VMRO – DPMNE të gjitha janë Dime Spasov

“Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij në VMRO – DPMNE, si Dime Spasov, nuk guxojnë më që ta udhëheqin shtetin, pasi që i rrezikojnë jetët dhe sigurinë e qytetarëve. Se për çfarë politikanë të papërgjegjshëm bëhet fjalë, tregon fakti që zëvendësministri plotësues i Punës dhe Politikës Sociale, në resorin e të cilit janë fëmijët dhe çerdhet, ka vozitur i dehur nëpër rrugët dhe nuk ndjen përgjegjësi që të tërhiqet. Ndërkaq në VMRO – DPMNE askush nuk mundet të kërkojë dorëheqje pasi që e gjithë udhëheqësia e ngushtë janë  si ai”, vlerësojnë nga partia LSDM, njofton Portalb.

LSDM shton se Nikolla Todorov, e mbanë përgjegjësinë për vdekjen e Tamaras së vogël, pasi që siç shtojnë ata, nuk i dha mundësi që të shërohet jashtë vendit. Gjithashtu, LSDM, shton se Gruevski dhe “familja” e bartë përgjegjësinë edhe për Martin Neshkovski, i cili është rrahur deri në vdekje në ditën kur VMRO – DPMNE-ja, ka fituar fitoren e zgjedhjeve të vjedhura. LSDM thotë se përgjegjës është ky pushtet edhe për vdekjen e 73 vjeçarit i cili humbi jetën në rrugë, siç thonë ata nga sigurimi i Sasho Mijallkovit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button