Shkup, arrestohen 5 persona në Bit Pazar

Disa persona janë arrestuar gjatë një aksioni policor të premten mbrëma në Bit Pazar të Shkupit, raporton Press24. 

Sipas burimeve gjyqësore, të arestuarit janë të përfshirë në incidentin e ndodhur para vitit të ri , kur njësiti special Alfa u penguan në realizimin e aksionit policor për konfiskimin e mjeteve piroteknike. Jozyrtarisht janë arrestuar 5 persona, ndërsa policia duke konfirmuar rastin paralajmëron detaje për më vonë gjatë ditës.

Me 29 dhjetor të vitit të kaluar, njësiti policor u pengua të realizojë aksionin policor, ndërsa për të mbrojtjen veten e tyre një pjesëtar i tyre kishte shtënë edhe me armë zjarri, ndërsa kishin rrahur edhe një fëmijë  të mitur.

Lajme të ngjashme

Back to top button