Kërkohet dorëheqja e zv. ministrit Dime Spasov

Aksidenti i komunikacionit, ku është përfshirë zv. ministri Dime Spasov, ka shkaktuar reagime të ndryshme në spektrin politik maqedonas, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë kërkon nga zv. ministri i punës dhe politikës sociale, Dime Spasov që të jep përgjegjësi për aksidentin, ku është përfshirë ai vet.

Ndërkaq Lidhja Demokratike e Maqedonisë kërkon që zv. ministri të jep dorëheqje dhe të hapen procedura penale ndaj tij, duke kërkuar nga MPB-ja që të sqarojë rastin.

Edhe Forumi i patriotëve mendjelirë kërkon që Spasovi të jep dorëheqje, duke i quajtur si qesharake dhe të papranueshme deklarimet e mediave proqeveritare, që tentojnë ta amnestojnë sjelljen e ministrit në komunikacion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button