Basha: Rama do të manipulojë zgjedhjet e vitit 2017

Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha është takuar një ditë më parë me raporterët e Këshillit të Europës, nga ku akuzoi mazhorancën se po krijon çdo instrument për manipulimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Basha ka theksuar se kryeministri Edi Rama, kryetari i opozitës theksoi se lidhja e krimit me politikën, paraja e siguruar nga trafiqet, krimi dhe korrupsioni po shkatërrojnë procesin politik në Shqipëri.

“Lidhja e krimit me politikën, paraja e siguruar nga trafiqet, krimi dhe korrupsioni po shkatërrojnë procesin politik në Shqipëri. Në zgjedhjet e 2015ës e më pas në ato të Dibrës, Edi Rama tregoi qartë se paratë e drogës dhe rrjetet kriminale do të përdoren për të blerë votat në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa krimi do blejë pushtet politik”, është shprehur kreu i opozitës para zyrtarëve europianë.

Basha tha se Rama ka bllokuar zbatimin e ligjit të dekriminalizimit si dhe u bëri thirrje ndërkombëtarëve të ushtrojnë presion ndaj qeverisë së majtë për ndalimin e kultivimit dhe trafikut të kanabisit.

“Kjo përbën rrezikun më të madh për zgjedhjet e ardhshme. Rama ka bllokuar zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe shembull janë Rroshi, Bushi, Prenga e dhjetëra drejtues tre posteve kyçe në administratë dhe polici. Nëse nuk zbatohet ligji i dekriminalizimit dhe nuk ndërmerren veprime energjike, nën presion ndërkombëtar, për ndalimin e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit është e pamundur që vitin e ardhshëm të zhvillohen zgjedhje”.

Kryetari i PD-­së iu përgjigj interesimit të dy raporterëve në lidhje me lirinë e medias, duke theksuar se Kryeministri shantazhon dhe bën i bën presion medias që të mos thellohet në aferat korruptive, shkruan gazeta Shekulli.

“Presioni i vazhdueshëm i Edi Ramës ka bërë që hapësira mediatike për aferat korruptive, presionet kriminale dhe situatën e rëndë ekonomike të ketë pak ose aspak hapësirë”, tha ai. Duke folur për reformën zgjedhore, Basha është shprehur se kryeministri ka vonuar në mënyrë të qëllimshme këtë reformë duke e lidhur me zgjedhjet parlamentare të qershorit të vitit 2017.

“Në mënyrë të qëllimshme, Rama ka vonuar dhe bërë të pamundur reformën zgjedhore tashmë që pas një muaji fillojnë përgatitjet zgjedhore. Në këto kushte, standardet e zgjedhjeve demokratike dhe legjitimiteti i zgjedhjeve do cenohen rëndë”, është shprehur Basha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button