Vazhdon aksioni për pastrimin e malit Vondo në Shkup

Aksioni për pastrimin e Vodnos nga mbeturinat vazhdon edhe sot. Krahas pastrimit, në kuadër të aksionit do të vendosen tabela të reja druri me mesazhin “Në xhep, nëse s’ka ku tjetër”.

Këtë aksion e realizon një grup të rinjsh të përkatësisë së ndryshme etnike, në organizim të Lëvizjes LEAD. Vendtakimi është në Vodno të mesme, në ora 12.

Projekti “NË XHEP, nëse s’ka ku tjetër!” përkrahet nga programi Civica Mobilitas, që është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), të cilin e zbaton NIRAS nga Danimarka, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Instituti Suedez për Administratë Publike.

Projekti përkrahet edhe nga Sektori për Mbrojtjen e Ambientit Jetësor i Bashkisë së Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button