Protestat antiqeveritare në Bosnjë, shënohen 200 të plagosur

Të paktën 200 persona të plagosur dhe dhjetëra të tjerë të arrestuar nga autoritetet zyrtare, janë shënuar në kryeqytetin e Bosnjës, Sarajevë mbrëmjen e 7 shkurtit të 2014-ës.

Protestat kanë marrë përmasa të mëdha në kryeqytetin e këtij shteti, dhe si pasojë protestuesit kanë sulmuar dhe i kanë vënë zjarrin ndërtesave qeveritare në Tulzas, Sarajevë dhe Zenica.

Protestat kanë nisur të mërkurën e 5 shkurtit në Tulza dhe janë përhapur në 33 qytetet e tjera të vendit. Manifestuesit akuzojnë zyrtarët e lartë për korrupsion, pavarësisht krizës ekonomike./Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button