BDI me ultimatum ndaj VMRO–DPMNE

Mariela Trajkovska, koment – “ BDI përsëri me ultimatum”,Dnevnik
Integruesit në krye me liderin Ahmeti nuk i larguan shprehitë që i mësuan në kohën e UÇK-së, e të praktikuara në politikat e tyre gjatë 12 viteve të kaluara, para çdo pengese ose mosplotësimi të ndonjë kushti ose kërkese, të kërcënohen.

Gjorgji Spasov, kolumnë – “ Pesë alternativat e BDI-së për president”, Utrinski Vesnik
Kërcënimi i BDI ndaj VMRO – DPMNE tingëllon kështu – Nëse ju nuk e plotësoni dëshirën tonë për kandidat për president konsensual, ne do ta plotësojmë dëshirën tuaj për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Irena Radovanoviq, kolumnë – “ Harta e Europës në vitin 2035”, Dnevnik
Sipas hartës së Evropës në vitin 2035, të përgatitur nga ekspertë Rus, të bazuar mbi dokumente të CIA, shërbimi Rus  GRU dhe burime tjera, Shqipëria do të bashkohet me Kosovën, dhe me një pjesë të vogël të Maqedonisë perëndimore do të krijojë Shqipërinë e madhe.

Darko Janevski, kolumnë – “ Aleksandri i Madh ka qenë edhe i Bullgarëve”, Dnevnik
U tregua publikisht se çfarë është ajo që e duan Grekët dhe Bullgarët nga ne, gjë për të cilën si duket kanë mbështetje nga vende kyçe perëndimore. Monetat tona deri në shekullin 7 të ia lëmë Greqisë, ato më vonë, deri në shekullin 20, Bullgarisë. E mandej të pranojmë se komunistët na kanë konceptuar.

Goran Mihajlovski, kolumnë –“Indokina”, Vest
Shteti e tejkaloi veten. Le që është klienti më i madh për çdo biznes, le që është reklamuesi më i madh, le mjeku më i madh, le edukatori më i madh, le gjyqtari më i madh, tash u bë edhe makro i më i madh.

Biljana Sekulovska, kolumnë – “ Kush e vesh presidentin?”, Vest
Si mundet në momente të papunësisë së lartë dhe varfërisë, presidenti ti lejon vetes të harxhojë 5.800 euro për kravata  vetëm për 6 muaj? Për më shumë, si është e mundur që dikush ti mbajë të gjitha ato kravata me vlerë prej 5.800 euro? E po nëse do ti hante për mëngjes, nuk do ti duheshin aq shumë.

Sonja Kramarska, kolumnë – “ Aeroplan, do ti thej krahët!”, Utrinski Vesnik
Nuk ka mundësi që presidenti i shtetit para fluturimit të lajmërohet se aeroplani nuk punon, dhe se nuk mundet të udhëtojë.

Ognen Maleski, kolumnë – “Kasino rojal”, Utrinski Vesnik
Reagimi i publikut maqedonas për vlerësimet brengosëse  të amerikanëve për ardhmërinë e shtetit ishte si kur bëhet fjalë për informatë të tipit “horoskopi ditor”.

Lajme të ngjashme

Back to top button