Turqi, mbyllen 15 media nga shkaku i përkrahjes për organizatat terroriste

Me vendim të Qeverisë së Republikës së Turqisë, e cila gjatë gjendjes së jashtëzakonshme e ka peshën e ligjit, janë mbyllur të paktën 15 media, për shkak të mbështetjes së tyre për organizatat terroriste dhe aktiviteteve që ndikojnë sigurinë kombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas vendimit të marrë i cili ka hyrë në fuqi pasi është publikuar në Gazetën Zyrtare u ndalua puna e 15 mediave, përfshirë agjenci të lajmeve, gazeta dhe revista.

Në mesin e organizatave mediatike që janë mbyllur nga shkaku i mbështetjes të cilën kanë dhënë ndaj organizatave dhe aktiviteteve që janë të dëmshme për sigurinë kombëtare janë agjencia e lajmeve Dicle agjencia e lajmeve Jin, Ozgur Gündem, pastaj gazetat Azadiya Welat, Yüksekova Haber, Batman Cagdas, Cizre Postasi, Idil Ibaer, Guney Expres, Prestj Haber, Ufranatik, Glas Kiziltepe, Tiroj, Evrensel Kultur dhe Ozgurluk Dunyasi.

Ndërkohë në Gazetën Zyrtare u publikua vendimi me të cilin janë pezulluar nga detyra 10.131 të punësuar në sektorin publik, më konkretisht, punonjësit e disa ministrive dhe drejtori publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button