Raporti i komisionit për media, procedurë kundër TV Sitel, Alfa dhe Nova

Komisioni i përkohshëm për monitorimin e mediave me tre vota për dhe dy kundër, ka propozuar ngritjen e procedurës për kundërvajtje kundër televizioneve Sitel, Alfa dhe Nova, njofton Alsat-M.

Komisioni i përkohshëm për monitorimin e mediave me tre vota për dhe dy kundër, ka propozuar ngritjen e procedurës për kundërvajtje kundër televizioneve Sitel, Alfa dhe Nova.

Sipas vendimit të komisionit, procedurat kundër televizionit Sitel dhe Nova ngrihen në bazë të nenit 75, alineja 1 të ligjit, me të cilin rregullohet balancimi gjatë raportimit, përderisa për televizionin Alfa procedura ngrihet në bazë të nenit 75 alineja B, me të cilin ndalohet transmetimi i kronikave që lënë përshtypje se aktivitetet e institucioneve shtetërore janë edhe aktivitete partiake.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button