Turqi, arrestohen 12 të dyshuar si anëtarë të PKK-së

Dymbëdhjetë anëtarë të dyshuar të krahut rinor të grupit terrorist PKK janë arrestuar të shtunën në krahinën perëndimore turke të Izmirit, njoftojnë forcat e sigurisë turke, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia ka marrë informacion se terroristët e dyshuar kanë planifikuar sulme ndaj forcave të sigurisë me pajisje të improvizuara shpërthyese të shtunën, gjatë manifestimit të Ditës së Republikës së Turqisë, thonë burimet e sigurisë, në kushte anonimiteti.

Përgatitjet për sulm mund të kenë lidhje me rastin e arrestimit të kryebashiakes së Dijarbakirit, Gültan Kışanak, thotë burimi i njëjtë i sigurisë.

Kryebashkiakja e qytetit më të madh juglindor të Turqisë u arrestua të martën vonë, në kuadër të hetimit të anti-terrorist.

Zyra e Kryeprokurorit në Dijarbakir, përmes një deklarate të mërkurën njoftoi se kryebashkiakja u arrestua nën akuzat “për anëtarësim në grup të armatosur terrorist”.

Policia njofton se gjatë operacionit në Izmir gjithashtu janë gjetur materiale të cilat përdoren për përgatitjen e mjeteve shpërthyese, shton burimi i sigurisë.

Në një operacion të ndarë, gjashtë pjesëtarë të PKK-së dhe gjashtë pjesëtarë të DEASH-it janë arrestuar në kryeqytetin Ankara, njofton Departamenti i Policisë së Ankarasë.

PKK-ja është në listat e organizatave terroriste në Turqi, SHBA dhe BE, e cila në korrik të vitit të kaluar e rinisi fushatën e saj të armatosur kundër Turqisë.

Që nga ajo kohë, më shumë se 700 pjesëtarë të forcave të sigurisë kanë rënë dëshmorë dhe janë vrarë rreth 8.000 terroristë të PKK-së, ndërsa një numër i tyre është kapur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button