Kushtetuesja mbyll përkthimin, i dërgon `Venecias` ligjin e Vettingut

Gjykata Kushtetuese ia ka dërguar mbremjen e djeshme Komisionit të Venecias dokumentin e ligjit të Vettingut për shqyrtim.

Burime të Ora News thanë se kërkesa është nisur përmes postës dhe emailit.

Ndërkohë në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias është publikuar se mbledhja për kërkesën shqiptare do të mbahet në muajin dhjetor.

Komisioni i Venecias do të mblidhet në datat 9 dhe 10 dhjetor.

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Kjo gjykatë do të kërkojë një opinion nga Venecias nëse ligji është në përputhje me Kushtetutën ose jo. Ligji u ankimua nga Partia Demokratike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button