Ronaldo godet Barcelonën (Video)

Golin e bukur që shënoi në vitin 1996, do të preferonte që ta kishte shënuar si lojtar i Real Madridit e jo Barcelonës
Ish sulmuesi i Brazilit, Ronaldo, do të preferonte që golin e bukur që shënoi ndaj Compostela, ta kishte shënuar me fanellën e Real Madridit e jo Barcelonës, përcjell Gazeta Express.

Në vitin 1996 Ronaldo shënoi një solo gol të bukur për Barcelonën e Bobby Robson, por thotë se do të dëshironte që atë kohë të kishte të veshur fanellën e Real Madridit.

“Ishte një gol i bukur, por të them të vërtetën, do të preferoja që ta shënoja atë me Real Madridin”, tha ai për ‘Movistar’, raporton ‘Goal.com’.

“Mëkat që nuk e shënova atë gol si lojtar i Real Madridit”, shtoi braziliani.

Ronaldo ka luajtur vetëm një sezon për Barcelonën, ku shënoi 47 gola në 49 ndeshje në të gjitha garat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button