Dafina komplimenton Anxhelën për videon me Ledrin (Foto)

Dafina Zeqiri duket se nuk ka ndjerë aspak xhelozi teksa e ka parë ish të dashurin e saj Ledri Vulën të rikthyer në muzikë me një videoklip seksi me Anxhela Martinin. Këtë këngëtarja e vërtetoi publikisht.

Dafina Zeqiri, e cila së fundmi hapi llogarinë e saj të re në Instagram me emër “dafinaz_”, ka komplimentuar modelen shqiptare me famë botërore, Anxhela Martinin, për paraqitjen e saj në videoklip me Ledrin.

“Bukur! Urime për videon. Duket fantastike, keni bërë punë të madhe. Duartrokitje dhe puthje”, është komenti i Dafinës në foton mëposhtë që publikoi Anxhela Martini në Instagramin e saj.

Pos tjerash Dafina është parë duke i bërë “like” apo duke pëlqyer edhe fotografinë që shfaqte vidoeklipin nga YouTube të këngës “100 Probleme”.

Dafina Zeqiri me këtë hap duket se përfundimisht ka lënë prapa të kaluarën e saj me reperin e njohur shqiptar.

Anxhela Martini dhe Ledri Vula besohet se tash e sa kohë janë në lidhje dashurie. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button