Epidemi në rrjetet sociale pas intervistës së Edi Ramës në Klan Kosova: ja statuset më pikante

Ka lënë jehonë të madhe intervista e Edi Ramës në Klan Kosova dhe përballja e tij me një grup analistësh, që ishin pjesë e formimit të opinionit të “kombit kosovar”më së shumti.

Në rrjetet sociale ka pasur një vësrshim komentesh dhe qëndrimesh që përkrahin kryeministrin për sjelljen e tij në Beograd, por ka natyrisht edhe komente që e kritikojnë shefin e qeverisë së Tiranës zyrtare, shkruan portali Tesheshi.

Por për të qenë të saktë, peshorja shkon më shumë krah përkrahjes. Madje figura që nuk njihen si majtistë apo të politizuar kanë qenë të mendimit se Edi Rama ka mbajtur një qëndrim më të mirë.

Kështu, një ish-figurë e njohur e jetës muzikore kosovare me theks të fortë intelektual, Enis Presheva, është treguar lakonik në statusin e tij.

“Shyqyr që sportistat i kemi larg më të mirë se analistat e gazetarët, se nga ndershmëria kishim inicuar peticionin për tërheqjen e federatave tona nga të gjitha institucionet ndërkombëtare. Jo për diçka, po veq për mos me u bo horr.

Analistët nuk mund të bëjnë diç më të mençur se sa të shkojnë në një kurs intensiv tek ky student i ISPE-së”.

Kurse gazetari dhe shkrimtari, Salih Kabashi, drejtuesi i Republika, që ka prekur shumë zhanrin thumbues satirik ndër vite nuk ka përtuar të shkruajë një epope për analistët”, duke përdorur një fjalor plot kolorit, anipse edhe me zhargon herë pas here.

“Tre gashjanë n’TV t’Klanit, i kish thirrë Bllagoja i Jovanit,

i kish thirrë kokrra e hajvanit e hajvanit edhe shpiunit: i kish mbledhë t’konopit e t’hunit, do prej tyne me mendje t’majmuni”, shkruan Kabashi.

Edhe gazetari Milaim Zeka, ka sulmuar fort gazetarët e panelit duke përkrahur fort Edi Ramën, që siç e përshkruan Milaimi “është rritur mes librash”, por më tej përdor fjalë mjaft të rënda ndaj analistëve të panelit.

Berat Buzhala, i cili është kritikues i rreptë i Edi Ramës, thotë indirekt se ka qenë i ftuar, por me mirëkutim do të largohej pasi sipas tij, ai do ta rrëzonte Edi Ramën në tuç.

“Kur te thehet kerri rruge ka boll, ama une kurre nuk kisha pranu me shku ne debat me nje kryeminister kur ka publik brenda. Kjo eshte e para. Sepse patjeter qe publiku ne mes meje dhe Rames, more edhe Vucicit, e zgjedh kete te fundit. Eshte e pritshme kjo.

E dyta, une kurre nuk kisha shku ne debat me Edi Ramen, veti i 6’ti analist, duke e ditur qe edhe moderatorin e kam kunder. Kjo per faktin se une nuk shkoj dikund vec me e bo pyetjen. Sepse nese eshte puna vec per nje pyetje, atehere ia çoj me shkrim.

E treta, une kurre nuk isha ule fizikisht poshte kryeministrit, se ka shume rendesi te madhe psikologjike. Dukesh si publik, e jo si i barabarte me nje debat.

E katra, nese kryeministrit nuk i vjen marre me ofendu, as mu nuk kish me me ardh marre. E per me ofendu Ramen ka material sa te dush.

Sot duhna me e keqyr debatin, mirepo sa me treguan, askush prej panelisteve nuk e ka permend Ivo Andricin, Emir Nemanja Kusturicen, Goran Bregovicin.

Perndryshe e kam pase nje far ‘ftese’ me shku ne panel, pastaj une i kam pase vrejtjet dhe sugjerimet e mia per debatin (ku perfshihen keto qe i kam pershkru me late), pastaj ftesa u anulu – ndoshta me njefar mirekuptimi te dy anshem.

Hajt obu, qe thojke ni shok i jemi “harrohet ne 2050’ten”, shkruan Buzhala me shqipen e tij karakteristike.

Edhe socialogu Fadil Maloku e ka quajtur Edi Ramën “cinik recidivist”.

Kurse gazetari Burim Etemaj ka folur shkurt: “Edi, thjeshtë luajti “topa”!”

Ndërsa për Arbana Xharrën, nuk ka dyshime se Edi Rama është arrogant. Dhe tregohet shumë e egër me publikun që po e pëlqen në rrjetet sociale kryeministrin shqiptar.

“Po e duartrokisni arrogancën e Ramës?! A po i shihni pasojat e mentalitetit provincial, shtu kësaj edhe mendësinë komuniste: “Se unë e kam mirë e ju të gjithë keq”. Dhe jo vetëm nënçmimi që Rama po ua bënë bashkëbiseduesve, po edhe vendosja e karrigeve të tyre një shkallë më poshtë nga Batoni janë poshtërsi. Sidoqoftë, Baton Haxhiu veç që s’ia lustroi këpucët Ramës. Kurse nga i gjithë grupi i analistëve, më të përgatiturit ishin Astrit Gashi dhe Dastid Pallaska”,  shkruan Xharra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button