Arsim Syla fal gjakun e djalit të vrarë në shkollë (Video)

Në praninë e pothuajse të mbi 2000 qytetarëve, sot gjatë faljes së namazit të xhumasë në xhaminë e Shipolit në Mitrovicë, familja Syla ia fal gjakun e djalit, familjes Hyseni.

Të pranishëm ishin Myftiu i Republikës së Kosovës Naim Tërnava, Sabri Bajgora, Ekrem Avdiu, Fatmir Latifi (Hoxhë i kësaj xhamie) si dhe Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, transmeton Express.

Astrit Syla ishte viktimë e dhunës që po mbretëron në shkollat tona, ku ai ishte therr me thikë nga shoku i tij i klasës.

Në video shihet Arsim Syla, babai i viktimes Astrit Syla duke ja zgjatur dorën e pajtimit babait të dorasit nga familja Hyseni.

Lajme të ngjashme

Back to top button