Kryeministri italian paralajmëron ndërtimin e muzeut islamik

Disa shekuj pasi që ka marrë pjesë në luftërat  kundër Perandorisë Osmane, Venecia e ka humbur luftën,  pas planit që ky qytet të ndërtoj muzeun e arteve islamike në brigjet e Kanalit të Madh.

Iniciativën për ndërtimin e muzeut islamik e ka lajmëruar Enrico Letta, kryeministër i Italisë, gjatë një vizite zyrtare në Katar, njofton klix.ba

Duke folur në Doha, Letta tha se qeveria e tij “ka marrë për obligim të kërkojë mundësinë e hapjes së muzeut të arteve islamike në Venecia, pranë kanalit të Madh (Canal Grande).”

Megjithatë, plani menjëherë është sulmuar nga partia opozitare Liga Veriore.

Luca Zaia, guvernatorë i rajonit Veneto dhe një anëtarë i rëndësishëm i Ligës, deklaroi se e ka të vështirë të besojë se qeveria në Romë është e gatshme të “hedh para për muze islamik” në momentin që Venecia tanimë ka probleme me trashëgimin kulturore të saj.

Massimo Bitonci, një senatorë i partisë anti-emigracion, deklaroi se ata nuk duan asnjë muze islamik në Venecia.

“Për Lettan do të ishte shumë më mirë të fokusohet në krizën ekonomike se sa të mendoj për atë se si ta përhap Islamin”, tha ai. / Breziiri

Lajme të ngjashme

Back to top button