Najçevska: Është krijuar iluzioni se shteti dhuron, ndërsa qytetarët duhet të jenë mirënjohës!

“Duhet të ndryshohet vetëdija te qytetarët, se shteti është diçka që dashurohet, adhurohet, por, të ndërtohet vetëdije se shteti është vetëm aparaturë e cila punon për ata”, thotë në intervistën për CIVIL Media, profesoresha  Mirjana Najçevska, eksperte për të drejtat e njeriut.

CIVIL Media: Vallë keqpërdoren kategoritë sociale të rrezikuara në Maqedoni në kontekst politik, gjegjësisht, zgjedhor, cilat janë njohuritë dhe analizat tuaja?

Najçevska: Përfundimisht, ka keqpërdorim i cili pasqyrohet në premtime të zbrazëta, në shfrytëzim të asaj që paraqesin anketa ose përmbledhje të mendimeve – fokus grupe, nga të cilat prezantohen të dhëna të cilat nuk kanë shumë lidhje me realitetin. Edhe keqpërdorimi shihet në atë që jepen aludime të tilla, se një qeveri, mund të bëjë disa ndryshime në shoqërinë e cila përfundimisht  janë të kundërta ose ndaj ligjeve ose ndaj logjikës së demokracisë. Kjo aspak nuk do të thotë se grupet e margjinalizuara nuk duhet të jenë pjesë e fushatave zgjedhore. Përkundrazi, problemet e tyre duhet të adresohen në fushatat zgjedhore. Mirëpo, jë në këtë mënyrë, si deri tani.

CIVIL Media: Cilat premtime për drejtësi sociale janë realisht të realizueshme, e cilat premtime paraqesin korrupsion politik të llojit, gjegjësisht, luajtje me pritjet e votuesve?

Najçevska: Problemi më i madh  në fakt është dezinformimi të cilin arrijnë ta vendosin një pjesë e madhe e partive politike- se shteti punëson. Do të thotë, bëhet dezinformomi i qytetarëve të cilët nuk mund ta bëjnë dallimin mes të drejtës për punë dhe të drejtës për punësim. Shteti është ai që duhet të sigurojë kushte për punë, duhet të sigurojë kushte dinjitoze për punë dhe t’i mbrojë të punësuarit. Dhe, shteti është ai që duhet të krijojë mbështetje për të gjithë të rrezikuarit në aspektin social. Përkundër kësaj, një numër i madh nga fushatat zgjedhore janë të orientuara nga ajo që shteti do të sigurojë punësime. Diçka që një shtet nuk mund ta bëjë për arsye se në atë aspekt nuk është punëdhënësi kryesor.

Gjithashtu, në fushatat shpesh përmenden numra. Numra të ndihmës sociale e cila do të jepet, do të rritet, etj. Mirëpo, zakonisht këto numra nuk kanë shumë lidhje me realitetin. Nga njëra anë, me mundësitë reale që ekzistojnë në komunitetin, nga ana tjetër, me nevojat reale të qytetarëve. Gjegjësisht, ky lloj i kënaqjes së  nevojave që do të sigurojë jetë dinjitoze.  Shpesh çdo gjë vjen deri te rrogat, çdo gjë vjen  deri te paratë, harrohet çdo gjë ku shteti me të vërtetë mund të merr pjesë. E kjo është një mbështetje gjithëpërfshirëse e qytetarëve. Mbështetje me shërbime përkatëse, me tatime të zvogëluara, mbështetje e cila do të mundësonte jetë të mirë, pavarësisht nga ajo nëse e kanë rrogën ose ndihmën më të lartë.

CIVIL Media: Cilat janë pasojat sociale dhe politike nga keqpërdorimi i pyetjeve nga fusha e drejtësisë sociale?

Najçevska: Një nga pasojat më të mëdha dhe më rishtuese është se te qytetarët zhvillohen  pritje të rreme, se me ardhjen një strukture të caktuar politike në pushtet, ata automatikisht mund të presin, për shembull, punësime nga ajo strukturë politike. Si dhe , edhe në bisedë të thjeshtë, kur qytetarët bisedojnë se pse do të votonin ose nuk do të votonin për një opsion të caktuar politik, ata në mënyrë shumë të hapur thonë se: “Po mirë, ata ma punësuan fëmijën. Ata ma punësuan bashkëshortin, më punësuan mua dhe për këtë arsye unë u kam borxh dhe do t’u jap votën patjetër”. Do të thotë, strukturat politike, partitë politike paraqiten në rolin e dikujt që u jep qytetarëve punësim, u jep kujdes social, u jep kushte për mbijetesë dhe qytetarët e humbin perceptimin se nga ana tjetër gjendet në fakt, një aparaturë, e cila ekziston  vetëm për kënaqjen e nevojave  dhe interesave të tyre. Aparaturë në të cilën derdhen paratë nga vetë qytetarët. Aparaturë e cila nuk ka në dispozitë mjete të cilat mundet në këtë ose atë mënyrë, vullnetarisht, diku t’i japë. Dhe, ky perceptim i rremë në fakt çfarë bën? Sa të paraqitet një strukturë e caktuar në pushtet, njerëzit trokasin nëpër dyert e ministrive dhe thonë mua më duhet punë, mua më duhen para për banesë, më duhen para për këtë ose për atë.. Dhe automatikisht krijohet marrëdhënie klienteliste mes qytetarëve dhe shtetit, gjegjësisht, iluzion se shteti dhuron diçka për të cilën qytetarët duhet të jenë mirënjohës dhe mirënjohjen e tyre do ta shprehin në mënyrë që përsëri do të votojnë për strukturë të caktuar politike.

CIVIL Media: Çfarë mund të bëjnë institucionet, partitë politike, sindikatat dhe shoqëria qytetarë që ta parandalojnë keqpërdorimin e kategorive sociale të rrezikuara në kontekst politik dhe në kontekst zgjedhor?

Najçevska: E para që duhet vepruar është gjë shumë banale e të cilën vazhdimisht e përsërisim, është – tërheqja e partive nga strukturat administrative dhe strukturave shtetërore. Do të thotë, çdo gjë që paraqet strukturim shtetëror, në fakt është një aktivitet i madh shërbyes për qytetarët. Partitë politike kanë pjesë në ndërtimin e politikës, në ndërtimin e udhëzimeve të lëvizjes së komunitetit, të bazuar mbi ideologji të caktuar, mbi vlera të caktuara, mbi paramendim të caktuar, vizion për atë se nga dhe ku duhet të lëviz komuniteti. Mirëpo, partitë nuk kanë çfarë të bëjnë në aparaturën shërbyese. Kjo aparaturë shërbyese, në fakt, vetëm i sistemon paratë e qytetarëve të cilat i kanë dhënë qytetarët dhe i shpenzon për atë që paraqesin prioritete të qytetarëve. Që të mund të ndryshojë diçka. Së pari, duhet të zmadhohet  participimi i qytetarëve në proceset e vendimmarrjes, të tregojnë se çfarë është ajo që u duhet, dhe ku duhet të shpenzohen paratë. Duhet të zmadhohet kontrolli i strukturës shtetërore nga ana e qytetarëve, që të mund të reagohet çdo herë kur ka keqpërdorim të këtyre fondeve.

Dhe, patjetër, duhet të ndryshohet vetëdija te qytetarët. Se shteti është diçka që dashurohet, adhurohet, por të ndërtohet vetëdija se shteti është vetëm aparaturë e cila punon për ata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button